Kape
Hyr

Të humbura

3,999 raportime
Ruaj

Byzylyk i humbur

Sot mbasdite kam humbur byzylykun e djalit(dyshoj te TEG). Ka te gedhendur emrin e djalit "Henri" dhe ka shume rendesi per ne, pasi eshte dhurate qe ne lindje nga nje person i shtrenjte. Do ju isha mirenjohese nese personi qe e ka gjetur do na i ktheje serisht!

22 Tetor 2024 Elda
Telefono
Ruaj

Portofol i humbur

Ne drek rreth ores 3 esht humbur nje portofol i zi ne autobusin qe nisej nga durresi ne tiran . Kishte nje shum t konsiderushme parash dhe karten e bankes dhe mjetet e indetifikimit . Personi i cili mund ta ket gjetur mund ta mbaj shumen vetem te me kthehen kartat

22 Tetor 2024 Gildi
Telefono
Ruaj

Vjedhje skuteri elektrik

Me kane vjedh skuterin elektrik dje me date 21 tetor rreth ores 9:30-10:30 , ka qene i lidhur tek pema e pare afer shkalleve , te materniteti Geraldine , perball shkencave te natyres . Ka shperblim kush e gjen ose ka info per te se ku ndodhet ! Kontakt : 0692221620

22 Tetor 2024 flamur
Telefono
Ruaj

Celsa toyota

Kane humbur celsa makine Toyota me nje varse toyota reth perthesh shkolles Sami Frasheri, treni, ose bulevard prane martenitetit! Celsi jeshte i ngjashem me foton! Ju lutem ne rast se i gjeni na kontaktoni 0693930353

21 Tetor 2024 Ani cobani
Telefono
Ruaj

Me ka humbur nje cante ngjyr kafe e hapur tek UBT

Me ka humbur nje cante ngjyr kafe tek UBT Sot dat 17 tetor me ka humbur nje cante e vogel vajzash ngjyre kafe e hapur teksa isha e ulur ne nje nga stolat afer fakultetit te shkencave pyjore. Ora ka qene rreth 12.10 - 12.30. Ju lutem kush e ka gjetur ose kush e ka marre, brenda kane qene disa fletore dhe nje kulete me lek brenda. Leket mund ti mbaj por ju lutem canten ta dorexoni tek rajoni i policise afer shkolles ose tek sekretaria pasi canten e kisha kujtim nga gjyshja e ndjere para pak kohesh. E THEKSOJ mund ti mbani leket qe kisha brenda po ju lutem ktheni canten dhe kuleten pasi brenda kisha karten e ID dhe karten e studentit (te cilet nuk kane si tju hyjne ne pune) JU LUTEM SHUME !

17 Tetor 2024 Edjona
Telefono
Ruaj

Cante e humbur

Joq, pershendetje! Nese keni mundesi ta postoni kete do jua dinim per nder. Diten e djele, date 13 tetor, ne udhetimin e ores 10:00 te mengjesit nga Tetova per Tirane, me Hak Bus, ka humbur nje nga dy cantat ne bagazh. Dikush nga pasagjeret e ka ngaterruar. Pas dy ditesh kontaktesh me agjensin, nuk kemi asnje njoftim. Te lutem nese e bene publike. Canta ka gjera me vlere shpirterore. Kur kemi mberritur ne Tirane kemi vene re qe canta nuk ishte ne bagazhin e autobusit. Agjensia deri me tani nuk ka zgjidhur asgje. Nese mund ta publikoni, mbase personi qe e ka marre ose ngaterruar e kthen. Faleminderit

15 Tetor 2024 Erjola
Telefono
Ruaj

Me kanë vjedhur skuterin

Tek qendra Toptani, tek hyrja perball argjendari Sonho me kanë vjedhur skuterin model X9 MAX, rreth ores 7 të mbremjes, skuteri është i gjithi i zi me disa element të kuq dhe ka fenerin e djathtë para të thyer

15 Tetor 2024 Demir
Telefono
Ruaj

Humbje portofoli

Ne rrugen Don Bosko, te Gorenje perballe Kishes Katolike ka humbur nje kulete ngjyre jeshile ne oren 11:28. Kemi dhe pamjet filmike, ju lutem kush e ka gjetur ta dorezoje qe te shmangim denoncimin. Ka dokumenta shume te rendesishme brenda ne kulete pervec shumes monetare

14 Tetor 2024 Xhensika
Telefono